Zbardhen detaje nga ngjarja në Mamurras ku mbeti i plagosur me armë zjarri 65-vjeçari Myslim Lika. Ky i fundit rezulton të jetë babai i Ilir (Xhepaj) Likës , një nga të dyshuarit kryesorë për atentatin e 2020.
Më tronditëse është se Myslim Lika ëhtë qëlluar sapo kishte varrosur motrën e tij të ndjerë. Vetëm një ditë më parë, Prokuroria mbylli hetimet për dosjen e vrasjes së dy biznesmenëve në Laç duke akuzuar drejtpërdrejt si autor Eduart Lamajn, ndërsa Ilir Xhepaj Lika, Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe Klaudio Perkola ishin të implikuar direkt apo indirekt nga autori në ngjarje.



