Si pasojë e një shpërthimi në silosin për ruajtjen e lëndëve organike, janë lënduar katër punëtor të Portit të Splitit në Kroaci, dy nga të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore, transmeton AA.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Detarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, zyrtarët e Kapitanerisë së Portit të Splitit, sot në mesditë kanë marrë një denoncim për një shpërthim të ndodhur në një silos të portit të Splitit, ku ka punëtor të lënduar.