Persona të panjohur dje në dy raste kanë kryer plaçkitje në një kazino
në rrugën “Gjorgji Popo Hristov” në Shkup dhe në një bastore afër tregut të gjelbër në Shkup.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmë në orën 21:37 është denoncuar se në një bastore afër tregut të gjelbër në Shkup dy persona të panjohur kanë kryer plaçkitje ndaj të punësuarve. Autorët me kërcënim me armë e kanë marrë fitimin ditor dhe kanë ikur në drejtim të
panjohur.
Plaçkitja e dytë është denoncuar mbrëmë në orën 24:26. Autorët, dy persona të panjohur, me kërcënim me armë automatike kanë marrë para nga fitimi ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Ndërmerren masa për zbulimin e autorëve dhe për zbardhje të tërësishme të rastit.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


