Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme një i punësuar në një pompë benzine në rajonin e Qendrës në Shkup ka raportuar se dy persona i kanë marrë me dhunë para dhe çelësat e veturës së tij, përcjell TV21.
“Në SPB Shkup dje në ora 10:35 është raportuar se në një pompë benzine në zonën e Qendrës, dy persona duke kërcënuar kanë marrë nga S.G. (55), punonjës në pompë, portofolin me para dhe çelësin e automjetit të tij”, thuhet në raportin MPB-së.