21 April 2018 / 15:19
Sektori për Punë të Brendshme, Shkup, ka ngritur padi penale ndaj zyrtarit të policisë me inicialet J.J nga Shkupi I cili dyshohet për shitje pa leje të drogave dhe substancave tjera narkotike. Të dyshuarit I është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Ndaj tij është ngritur edhe një procedurë disiplinore, me çka do të suspendohet nga puna deri në përfundimin dhe zbardhjen e plotë të rastit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë natës së kaluar gjatë kontrollit të 726 vozitësve, 248 prej tyre kanë konsumuar alkool mbi normën e lejuar. Përveç kësaj janë vendosur edhe 252 sanksione për shkelej të tjera.
“Më datën 19 të këtij muaji është bërë kontroll në shtëpinë e personit J.J dhe janë gjetur 125 gramë marijuanë dhe fara të kanabisit”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.


