Mungesa e ujit ka bërë që një pjesë e banorëve të Vizbegut të kaloj në etje temperaturat ekstrem të nxehta. Ndërsa Alsat qëndroi në Vizbeg, çezmat, kopshtet dhe rrugët thuajse ishin të thara. Në oborret e shtëpisë ishin të radhitura shishet dhe bidonët të mbushur me ujë me të cilat familjarët duhet të kryejnë gjërat më elementare.
“Kur kemi një orë ujë, zgjohen njerëzit dhe i mbushin kovat me ujë, kështu jetojmë. Për një person është vështirë e jo një familje, një person nuk mund t’ia dal. Ishin vitin e kaluar por asgjë nuk bën. Premtuan se do të bëhet, sa i morën votat edhe ikën”.
“Mbrëmë në ora 3 ka ardh. Unë nuk po e di se kush mundet mu organizu këtë, a komuna a shteti. Jemi lajmëruar në komunë, jemi lajmëruar te ujësjellësi, jemi lajmëruar te të gjitha institucionet, nuk marrin masa aspak, ujë s’ka, 6 muaj verë ujë s’kemi”.
Pavarësisht mungesës së ujit, banorët që anketuam ishin të rregullt në shlyerjen e faturave ndaj ujësjellësit.


