Gjykata e Posaçme vendosi vazhdimin e masës “arrest në burg” për Edison Mucekun, i akuzuar për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje” në dëm të Hamza Terziut, në maj 2020 në Bulqizë.
Në sallën e gjyqit Muçeku ka mbajtur qëndrim mohues për akuzë.
Edison Muçeku u ekstradua pak ditë më parë nga Mbretëria e Bashkuar, ku u arrestua në janar të këtij viti.