Suksesi i dobët i treguar në vitin 2015 në kuadër të Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e nxënësve, të njohur si PISA, ka shtyrë Ministrinë e Arsimit të mobilizohet para testimit të radhës që pritet të zhvillohet në fund të muajit prill. Ministrja Renata Deskovska ka apeluar drejtorët dhe mësimdhënësit të marrin seriozisht këtë testim sepse i njëjti do të jetë udhërrëfyes i reformave të paralajmëruara në arsimin fillor dhe të mesëm.
“Që të kemi prosperitet në këtë drejtim është i nevojshëm rezultati objektiv nga testimi, i cili varet nga të gjithë ne si zbatues, e në veçanti nga mësimdhënësit, pedagogët dhe psikologët e shkollave” tha Arbër Ademi, zv/ ministre i Arsimit.
Në “PISA 2018” do të përfshihen nxënësit e moshës 15 vjeçare të cilët do të testohen në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore. Një studim i UNICEF-i tregon se arsimi parashkollor prej moshës 3 deri në 6 vjet është baza kryesore e zhvillimit të fëmijëve.