Ka filluar implementimi i projektit “Pilot aksioni për qasje ndaj të drejtave të punës së personave me handikap”, i cili realizohet nga organizatat LINK dhe Polio Plus nga Maqedonia. Mbështetës të këtij aktiviteti është edhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe me përkrahjen e IPA programeve.
Elena Koçeska, nga ‘Poli Plus’, tregoi që ky aktivitet do të zgjas 12 muaj dhe si qëllim kanë ngritjen e vetëdijes së popullatës dhe rritjen e kapaciteteve të personat me handikap.
“Fillojmë një aktivitet të ri në drejtim të promovimit të drejtave të personave me handikap, në drejtim të puësimeve me qëllim që të propozojm masa të reja që do ta plotësoj Institutin për rehabilitim profesional, duke ofruar modele të reja, aksione të reja me qëllim të përfshirjes më aktive të qytetarëve me handikap në tregun e hapur të punës”, ka thënë Elena Koçeska, ‘Poli Plus’, Lëvizje kundër handikapit.
Drejtoresha e pilot aksionit për qasje ndaj të drejtave të punës së personave me handikap në Maqedoni, tha që në projekte të tilla duhet të përfshihen të gjitha institucionet dhe sektorët shtetërore dhe privatë në përmirësim të kësaj situate.
“Të gjitha institucionet dhe qeveritë duhet të ndryshojnë këtë strategji me të cilën funksionojnë njerëzit këtu. Këtu duhet të përfshihen edhe të gjithë sektorët shtetëror dhe privat që së bashku të sjellim një ndryshim të kësaj gjendje”, ka deklaruar Allisa Gekiç, organizata LINK.
“Mendoj që benefiti kryesor do të jetë definitivisht që ne më nuk duhet bëjmë dallime, të mos kemi të ashtuquajtur diskriminim pozitiv, por të të sjellim konkurse për punësim të këtyre personave, pra të kemi sistem ku të gjithë do të ndjehemi njëjtë edhe sepse krahas asaj që kanë handikap”, është shprehur Dushko Minoski, përfaqësues i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Më tutje ai informoi se në Maqedoni janë diku 3200 persona me handikap që janë të punësuar, por nuk është numër i saktë pasi nuk ka ende një statistikë për punësimin e këtyre punësimeve.
Emine Ismaili /SHENJA/
Pilot projekt për punësimin e personave me… by tvshenjaofficial

