Filip Petrovski iu drejtua delegatëve të Kongresit të VMRO-DPMNE-së pasdite dhe u tha atyre se udhëheqja e tanishme e partisë nuk i detyrohet partisë dhe se së shpejti do të ketë një Kongres të ri legjitim me anëtarët, delegatët nga komitetet lokale dhe komunale në vend të sekretarëve personalë dhe shefave.
“Unë kam qenë i pari që thashë se Hristijan Mickovski ishte i favorizuar nga Gruevski, pastaj Gruevski u drejtua me letër. Secili nga ju e njeh të vërtetën, e di se kush ju është shfaqur dhe çfarë lloj pyetjesh keni pyetur, unë e di dhe prandaj me përzierje në bark e shoh Mickovskin se si pa fijen e turpit gënjen se nuk ka bërë presion. Qenka vetën në të drejtë dhe asgjë tjetër.
Nga aeroplani shiheshte se atë e favorizonte Gruevski, si një gënjeshtar budalla që ai nuk bën presion. Njeriu është vetëm një ekran dhe asgjë dhe më vjen keq që shumë kolegë të mi rinin anash dhe mbetën neutral në këtë moment historik të partisë sonë. E, shkaku është frika.
E prej kujt frikë? Edhe diçka tjetër, me 27 prill unë hyra në Kuvend, por jo edhe Hristijani, ai ishte jashtë dhe nuk mbodhi forcën t’i inkurajojë deputetët tanë të cilët tani vuajnë në burg. Ju jeni edhe të vetëdijshëm për protestat tona, çdo ditë nga 50 njerëz vinin në protesta.
Ka të pakënaqur, kurse ata 50 njerëz janë skuadra më e gjerë e Gruevskit dhe Mickovskit. Aq do të ketë edhe nga e hëna pas kongresit…fatkeqësisht”, shkruan Petrovski.