Është revolucionare ideja e përfaqësive të përbashkëta diplomatike të Maqedonisë dhe Bullgarisë, deklaroi kryetari i GDU, Petar Kolev, transmeton Almakos.
“Sinqerisht mendoj se ideja duhet që të jetë e pranueshme për shkak të disa aspekteve. Shikuar në aspektin ekonomik është e qëndrueshme dhe dobishme, nuk shoh pse MPJ e Maqedonisë të mos kurseje një pjesë prej mjeteve të parapara për blerje ose huazimin e përfaqësive diplomatike. Më andej, dërgon një porosi të qartë se ne ballkanasit jemi për vlera evropiane dhe moderne dhe jemi të gatshëm që të pranojmë ide funksionare të cilat janë të zbatuara në njërën prej pjesës më të zhvilluar në Evropës, Gadishullin Skandinav. E treta, diplomacia maqedonase do të dërgoje sinjal të qartë për pozicionimin e saj, pasi që në ndërtesat adekuate do të valëviteshin flamujt e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, por menjëherë afër tyre edhe flamujt e NATO-së dhe BE-së”, theksoi Kolev./Almakos/