MPB njofton se në 24 orët e fundit kanë pranuar denoncime për dhunë në familje, ndërsa tre persona janë privuar nga liria.
“Më 10.05.2026 në orën 23:30 në SPB Shkup, një grua 53-vjeçare nga Kriva Pallankë denoncoi se më 07.05.2026 rreth orës 13:00, pas një zënke të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga vajza e saj M.M”.
“Më 11.05.2026 në orën 00:30 në Shkup, nëpunës policorë e privuan nga liria V.T. (40) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit paraprak të babait të tij 61-vjeçar, se në shtëpinë familjare në Shkup, pas një zënke të mëparshme, e kishte sulmuar fizikisht”.
“Më 10.05.2026 në ora 20:30 në SPB Shkup, një burrë 57-vjeçar nga Shkupi denoncoi se në shtëpinë familjare në Shkup, pas një zënke të mëparshme, djali i tij i mitur i kishte bërë kërcënime me jetë”.
“Më 09.05.2026 në orën 22:45 në Berovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Berovë e privuan nga liria D.K. (47) nga rajoni i Berovës, duke vepruar pas kallëzimit paraprak se nuk e kishte respektuar masën e përkohshme për mbrojtje nga dhuna në familje të shqiptuar nga Gjykata Themelore Berovë dhe e kishte shqetësuar, fyer dhe maltretuar bashkëshorten e tij”.
“Më 10.05.2026 në orën 15:35 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles privuan nga liria një 49-vjeçare nga Velesi, duke vepruar pas një kallëzimi paraprak se fillimisht me mesazhe kishte kërcënuar motrën e saj 52-vjeçare, pas çka kishte shkuar në oborrin e saj dhe kishte vazhduar me kërcënimet. Ajo është ndaluar në stacion policor, ndërsa janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Veles”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Më tej theksojnë se “po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse”.

