Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, para se të emërojë prokurorin e ri shtetëror Lubomir Joveski, do të mbajë seancën e tetë në rend dite të së cilës është emërimi i zëvendësve të sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit.
Për zëvendës janë propozuar Miki Milkovski nga Rankovce, jurist i diplomuar, Marijana Kacarska nga Strumica, jursite e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, provim për noter dhe për përmbarues dhe Ermira Asani-Salija nga Gostivari, juriste e diplomuar.
Para deputetëve në kuadër të kësaj seance të tetë janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal, Propozim ligjet për veprimtari doktorale, plotësimi i Ligjit për pagimin e pagave, ndryshimet e Ligjit të përmbarimit, ndryshimet e Ligjit për prokurori publike,…. të gjitha në lexim të parë.
Në Seancë janë edhe propozim-ndryshimet e Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale.