Pasi në opinion doli informacioni se një 13-vjeçare kishte ngele e përdhunuar në çerdhen ”25 maji” në Shkup, ”Nezavisen Vesnik” shkruan se skandali në këtë çerdhe është më i thellë!
Sipas kësaj gazete, edhe dy të mitura kanë ngelur shtatëzënë. Njëra ka ndërprerë shtatëzaninë kurse vajza tjetër ka insistuar ta mbajë fëmijën, jo ta abortojë.
Nuk bëhet e ditur se a janë shtatëzën nga përdhunimi i të punësuarve apo nga ndonjë mundësi tjetër.
Lajmin për shtatzëninë e tyre e kanë konfirmuar nga Klinika e Gjinekologjisë për “Nezavisen vesnik”.
“Njëra vajzë për të cilën mediat janë duke shkruar, si dhe për një tjetër, shtatzënia e tyre është ndërprerë. Vajza e tretë ka 17-vjeçare dhe nuk dëshiron ta abortojë. Me të vërtetë fati ka luajtur keq me këta vajza. Vetëm t’ua shihni dhimbjen në sy… Jemi munduar që abortimi të bëhet sa më profesional që këta fëmijë të mos kenë probleme, që veçse janë të mbingarkuara në mënyrë psikike”, thanë nga Klinika e Gjinekologjisë.

