Jeton Abdullahi, personi i cili vendosi flamurin shqiptar afër kryqit në Kodrën e Diellit, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjet e fundit dhe reagimin nga Stojançe Angellov.
Jeton Abdullahi u kërkon falje besimtarëve ortodoks nëse të njëjtët janë ndjerë të fyer nga ajo që është shkruar ditëve të fundit. Abdullahi thotë se nuk e ka hequr flamurin e Kishës Ortodokse, por vetëm e ka ngritur atë shqiptar. Ai shkruan se kjo mund të vërtetohet shumë lehtë, duke shikuar kamerat e sigurisë.
“Unë Jeton Abdullahi e ndjej si përgjegjësi morale që të shkruaj një kërkim falje adresuar deri tek Besimtarët Ortodoks dhe Kishës Ortodokse në Kodrën e Diellit. Që unë e pranoj se e kam Ngritur Flamurin e Kombit tim Shqipëtar por nuk e pranoj se kam hequr Flamurin e Kishës Ortodokse. Unë nuk kam pasur për qëllim që të bëj nxitje për urrejtje Fetare sepse para disa ditëve e pashë një foto nëpër rjetet sociale se është dëmtuar Flamuri Kombëtar i Shqipëtarëve dhe kështu vendosa ta zëvendësoj atë me një Flamurë të ri”.