Personat me aftësi të kufizuara janë realitet, ata duhet të jenë të dukshëm, të bëhet vlerësim funksional të mundësive të tyre dhe të mundësohet përfshirja e tyre në shoqëri dhe aty ku është e mundur në tregun e punës. Që kjo të realizohet dhe të tejkalohen gjendjet e tanishme me inkluzion të vogël të personave me aftësi të kufizuara, nevojitet qasje e përgjithshme dhe lidhje e arsimit, sistemit shëndetësor dhe mbrojtjes sociale. Këto janë pjesë e qëndrimeve të pjesëmarrësve në Konferencë “Sy për barazi”, që në organizim të Komitetit të Helsinkit u mbajt në Shkup. “Nëse një person mbani në mbrojtje sociale me vite, e bëni gjithnjë e më të përjashtuar nga shoqëria dhe nga tregu i punës. Për këtë shkak duhet të bëni përpjekje që sistemi arsimor dhe sistemi mbrojtës të jenë në drejtim të punësimit dhe inkluzionit të personave aty ku kjo është e mundur”, tha ministrja Carovska, gjatë fjalimit të saj në konferencës. Ajo vlerëson se nevojitet vlerësim funksional i mundësive së këtyre personave, e jo vetëm të mangësive të tyre, si dhe transformim i institucioneve të mëdha në shtëpi më të vogla grupore, familje përkujdesëse…respektivisht institucione që përafrohen me shembullin e familjes.
Mungesa e masave në këtë drejtim, thotë, i bën këta persona gjithnjë e më pasivë dhe në vend që të zhvillohen debate për atë sa masa aktive të dedikuara për ta ka, çfarë kualifikimi kanë personat, gjithçka bie në diskutim për rritjen e shtesës. Ambasadori britanik Çarls Geret thotë se disa persona lindin me me pengesa, disa megjithatë i marrin gjatë jetës, por të gjithë atyre u nevojitet një lloj i përkrahjes ose mbështetjes në shoqëri. Për nevojat e Konferencës janë bërë analiza për gjendjet e personave me pengesa fizike dhe me pengesa intelektuale dhe të kombinuar.