Autorët të panjohur sonte kanë djegur kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave në lagjen e Bit Pazarit në Komunën e Çairit, transmeton Portalb.mk.
Incidente të këtilla kanë ndodhur shpesh në Çair dhe Qytetin e Shkupit, duke u shkaktuar kështu dëme dhe shkatërrim të kontejnerëve të cilët janë nga plastika dhe nuk e përballojnë zjarrin.
Ditë më parë reagoi dhe drejtori i Higjienës Komunale, Zudi Koka i cili bëri thirrje për vetëdijesim, dhe kërkoi nga qytetarët qe të tregohen të kujdesshëm dhe mos të dëmtojnë mjedisin. Ai po ashtu tha se “ lutemi që qytetarët të lajmërojnë çdo parregullsi dhe sjellje të pahijshme që ndotin mjedisin jetësor dhe ne të njejtat do ti paraqesim në organet kompetente dhe ata do të sanksionohen”.