Paraditen e kësaj të premte (23 maj) në një zonë të populluar të Tiranës, është zhvilluar një aksion policor, i ngjashëm me filmat aksion
Gazetari Igli Çelmeta raporton se në pranga është vënë një person rreth 40 vjeç, i cili përplasi disa makina policie dhe në ndjekje nga uniformat blu aksidentoi edhe mjete të tjera, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Persona, i cili edhe dy javë më parë ishte ndaluar nga policia raportohet se është me probleme të shëndeti mendor.
Pasi uniformat blu e ndaluan, atë e çuan në spitalin e Neurologjisë. Por sot ai është shfaqur sërish me makinë, duke bërë manovra të rrezikshme.
Në makinë e tij Land Rover 40-vjeçari mbante edhe një armë zjarri lodër.
Nuk dihet ende arsye pse ai doli nga spitali dhe sa ka qëndruar aty.