Shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin Mokëa në shtetin e Nigerit, në perëndim të Nigerisë, shkaktuan përmbytje shkatërrimtare mbrëmjen e së mërkurës, duke lënë të paktën 25 persona të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur.
Sipas zyrtarëve të Agjencisë Shtetërore për Menaxhimin e Emergjencave (SEMA), rreth 50 shtëpi u përfshinë nga ujërat e furishme, së bashku me familjet që jetonin në to. Ekipet e shpëtimit dhe vullnetarët arritën të shpëtojnë disa banorë, përfshirë një nënë dhe dy fëmijët e saj.
“Situata është tragjike. Po vazhdojmë operacionet e kërkim-shpëtimit me shpresën për të gjetur të mbijetuar,” tha një zyrtar lokal.
Shërbimi Meteorologjik Nigerian (NiMet) kishte paralajmëruar më herët për reshje të dendura në 15 shtete, por dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Mokwa kanë qenë veçanërisht të rënda.
Nigeria ende po përballet me pasojat e përmbytjeve të vitit 2022, kur mbi 1,200 njerëz humbën jetën dhe mbi një milion e 200 mijë persona u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, përmbytjet më të rënda në dekada.
(A.A/BalkanWeb)