Reshjet e mëdha dhe intensive të shiut që kanë përfshirë Komunën e Tetovës në orët e vona të pasdites dhe sonte është shkaku i rritjes së numrit të thirrjeve të zjarrfikësve nga persona që kanë nevojë për ndërhyrjen e tyre.
Një thirrje e tillë zjarrfikëset kanë marrë nga Zhelina, ku një automjet furgon ka ngecur në pjesën e përmbytur të rrugës për shkak të ujit të akumuluar në nënkalimin në drejtim të Siriçinës. Katër zjarrfikësit të cilët kanë qenë në intervenim me automjetin e tyre dhe duke u tërhequr me litar kanë nxjerrë mjetin në të cilin ka pasur 11 ndërhyrje.