Më 1 qershor 2025, në orën 22:00, në SPB Shkup është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum i Ohrit” se te ta është sjellë me plagë nga thika shtetasi I.A. (38) nga Shkupi.
Sipas raportimit, rreth orës 21:45, përpara një palestër në lagjen Çair, ai dhe vëllai i tij A.A. (32) janë përpjekur të ndërhyjnë për të ndalur një përleshje fizike mes tre personave, me ç’rast janë sulmuar me një mjet të mprehtë. Si pasojë, edhe A.A. ka marrë plagë me thikë dhe është transportuar në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë”, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Më vonë, në Spitalin “Shën Naum i Ohrit” është paraqitur për ekzaminim edhe B.R. (25) nga Shkupi, i cili në bisedë zyrtare ka deklaruar se është sulmuar nga A.A., ndërsa vëllezërit I.A. dhe A.A. janë sulmuar nga B.S. dhe A.S..
Në vendin e ngjarjes ka kryer ekspertizë ekipi hetimor i SPB Shkup, ku është gjetur edhe një substancë e bardhë pluhuri, që dyshohet të jetë narkotike. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.