Një banor i një fshati të Kumanovës dhe një tjetër nga një fshat i Kratovës si dhe një kumanovar janë përleshur sot në një objekt hotelierik në lagjen “Pero Çiço”, në Kumanovë, njoftoi policia.
“Në orët e hershme të mëngjesit, gjegjësisht në ora 03:15 minuta në SPB-Kumanovë është denoncuar se në një objekt hotelierik në lagjen Pero Çiço ka ndodhur një përleshje mes D.S. 22 vjeç nga fshati lopat, I.D. nga fshati Tërnovac të Kratovës dhe M.M. 30 vjeçar nga Kumanova”, njoftojnë nga MPB-ja.
Policia ka dal në vendngjarje dhe ka ndërmarr të gjitha hapat për zbardhjen e plotë të rastit.