Të lënduarit në incidentin me thika në Çair janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Bëhet fjalë për 57 vjeçarin dhe 14 vjeçarin, të cilët janë pranuar në spital me lëndime të rënda trupore. Nga spitali na njoftojnë se te 14 vjeçari, gjatë natës është kryer intervenim kirurgjik”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare.
Ata aktualisht po kurohen në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Shkup.
“Të dy janë me lëndime të rënda trupore, me atë që pacienti 14 vjeçar, gjatë natës është futur në sallë, është bërë intervenim kirurgjik, është larguar një pjesë e mushkërisë së bardhë. Për momentin pacientët janë në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi Igorçe Gjikovski , Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale.
Nga policia thonë se incidentit të mbrëmshëm, i ka paraprirë një mosmarrëveshje e mëhershme.
“Në kryqëzimin mes rrugës “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi” në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, ka ndodhur një përleshje fizike ku janë përdorur thika mes një 14 vjeçari nga Shkupi dhe R.S (57) dhe F.S (18) që të dy nga Shkupi”, thonë nga MPB.
Nga atje thonë se është kryer hetim dhe se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen kallëzimet adekuate. /Alsat.mk