Sot, servilët politik shqiptarë, të cilat kanë hyrë në qeveri përmes mbështetjes së partive maqedonase, kanë lëshuar një deklaratë të pabazuar kundër BDI-së dhe liderit tonë, Ali Ahmeti, thuhet në reagimin e BDI-së.
“Ajo që është më shqetësuese është një gabim në fund të kësaj deklarate, ku është lënë fjalia “përkthejeni në shqip”, duke zbuluar se këto deklarata janë shkruar nga padronët e tyre maqedonas, VMRO-DPMNE, dhe më pas u janë dorëzuar atyre.
Ky fakt tregon qartë se këto subjekte nuk përfaqësojnë interesat e popullit shqiptar, por janë vegla në shërbim të interesave të tjera. Me këtë akt të turpshëm, ato kanë treguar hapur se nuk kanë pavarësi politike dhe po përdoren për të sulmuar interesat e shqiptarëve dhe për të njollosur vlerat e UÇK-së dhe BDI-së.
BDI-ja dënon fuqishëm këtë manipulim politik dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të mos tolerojnë këtë tradhti të hapur. Populli shqiptar meriton përfaqësim dinjitoz dhe të sinqertë, jo aktorë politikë që ndjekin skenarë të huaj.
BDI dhe Ali Ahmeti do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e shqiptarëve, me transparencë dhe dinjitet, si gjithmonë. Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë për të çuar përpara agjendën shqiptare në këtë vend”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Data 11.07.2025
Aktuale
- Pas vizitës në Srebrenicë, Gashi vizitoi edhe varrin e liderit boshnjak, Alija Izetbegoviq
- Aksioni në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje, Qendresa Qytetare: Inspektori i IKMT ofendoi banorët, degradim i instancave ligjzbatuese
- Emërohen drejtues të rinj në disa komisariate, ndryshime në Policinë e Tiranës
- Sulmi ndaj mjeteve të IKMT-së me molotov, Policia ndjek me kallashnikov autorin! Ja pamjet (VIDEO)
- Arsovska pas daljes nga spitali: Më sulmuan para policisë me kërcënime për përdhunim dhe vrasje
- BDI dënon incidentin me kryetaren Arsovska
- UNIBanka për të tretin vit radhazi mbështet manifestimin më të rëndësishëm kulturor “Vera e Ohrit”
- Maqedonia e Veriut refuzoi kërkesën që 5 të dënuarit të Grupit të Kumanovës të vuajnë dënimin në Kosovë (DOKUMENT)