1 September 2018 / 14:55
Nxënësit të shoqëruar nga prindërit e tyre kanë shfrytëzuar këtë vikend për të bërë përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor. Më të emocionuar ishin ata që për herë të parë do të ulen në bankat shkollore dhe me shumë vështirësi vendosnin se si do dukej çanta e tyre dhe me çfarë mjete tjera shkollore do të lavdëroheshin para shokëve të klasës. Nga ana tjetër, tezgat e tregjeve dhe dyqanet ishin vërshuar nga mjetet e shumta shkollore me personazhe të ndryshme të filmave vizatimor.
Unë jam bë gati për në shkollë… Më duhen fletore, lapsa, stilolapsa. A i ke ble të gjitha këto apo më vonë do ti blesh? Më vonë.
Kemi nis mi bë përgatitjet për shkollë, duhet fletore, duhet çantë, duhet krejt. A po gëzoheni që po fillon viti shkollor? Po,po, shumë.
Nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme përgatitjet i kanë lënë për disa ditë më vonë pasi paraprakisht të jen njoftuar me lëndët mësimore. Ndërkohë, prindërit shprehen pjesërisht të kënaqur me çmimin e mjeteve shkollore.
Tash jam viti i parë në “Marija Kiri” për optikë, tash është fillimi, kemi nis përgatitjet ti bëjmë…po ende nuk e dimë se çfarë duhet, ata do të na tregojnë se çka.
Normal, ka edhe shtrenjtë edhe lirë, sipas mundësive.
Nëse keni një fëmijë në shkollë, përgatitja e tij minimale do t’ju kushtojë rreth 25 euro. Një çantë shkolle mund të blihet me çmim prej 400 den e më lartë, çmimi fillestarë I fletoreve është 9 denarë, lapsat, stilolapsat dhe gomat mund ti merrni nga 10 den për copë, komplet vizore prej 30 denarë, bllok për vizatim mund të blini me çmim prej 20 denarë. ndërsa një komplet ngjyrash prej 50 denarë.
Melihate Rustemi


