Ka përfunduar takimi mes krerëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit, Hristijan Mickoski, i mbajtur pas zhvillimeve të fundit brenda koalicionit qeverisës.
Burime brenda palëve bëjnë të ditur se Arben Taravari do të largohet zyrtarisht nga pjesëmarrja e tij në qeveri.
Sipas të njëjtave burime, procedura e largimit të Taravarit do të finalizohet brenda këtij muaji.
Nuk janë dhënë ende detaje zyrtare por mësohet se krerët e VLEN-it e kanë bindur kryeministrin Mickoski se veprimi i fundit i Taravarit për të dalë me lista të veçanta për këshilltarë në zgjedhjet lokale është i papranueshëm dhe nuk duhet jetë pjesë e Qeverisë.