Pas 10 vitesh vuajtje dënimi, sot u liruan 10 të burgosurit për rastin “Stuhia malore”, cila në opinion njihet si rasti i Brodecit. Në rastin “Stuhija Malore”, që ndodhi më 7 nëntor të vitit 2007 në fshatin Brodec të malësisë së Sharrit, humbën jetën shtatë persona, ndërsa dhjetë të tjerë u dënuan me gjithsej 113 vite burg.
Të akuzuar ishin: Hebib Ahmeti, i cili u dënua me 12 vjet burg, ndërsa 12 të akuzuarit e tjerë – Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Bafkjar Bekiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkendim Dauti, të gjithë nga Brodeci,- u dënuan me nga 10 vjet heqje lirie.
Ata sot përmbushën obligimin e tyre, pasi vuajtën dënimin me 10 vite burg dhe prej sot janë në liri.