Ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për mesat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.
Mësohet se trupi gjykues është tërhequr për vendim. Seanca maratonë ka nisur prej orës 09.30, por u ndërpre në 10:30 për të rinisur më pas në 13.30.
Burime bëjnë me dije se brenda 30 minutave togat e zeza do të njoftojnë vendimin për vlerësimin e masave të sigurisë.
SPAK ka caktuar ndaj 4 personave në hetim masat e sigurisë:
-Arrest me burg për Ilir Metën
-Detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin
-Detyrim paraqitje për Ema Çokun
-Arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon
Ish-presidenti ka kaluar dy netë në bllokun e sigurisë tek Mine Peza dhe pas seancës së sotme në GJKKO, ku ndodhet për konfirmimin e masës së sigurisë, do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.
VIJON….