Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi informacionin për nivelizim të rrogave të punësuarëve në institucionet e lëmisë së kulturës, sipas veprimtarive.
Me këtë vendim, 2899 persona të punësuar në kulturë do të kenë rritje të rrogës duke filluar nga rroga e muajit prill të vitit 2019, shkruan Gazeta Lajm.
Me nivelizimin e rrogave janë përfshirë të gjithë të punësuarit në kulturë, respektivisht të punësuarit në entet nacionale dhe lokale nga lëmia e kulturës. Ky shtë projekti kapital i ministrit në dorëheqje Asaf Ademi, njoftojnë ga Ministria e kulturës.
Me këtë vendim, mes tjerash do t’i vendoset fund diskriminimit mbi 20 vjeçar të aktorëve shqiptarë, të cilët deri tani mesatarisht kanë marrë 200 euro rrogë më të ulët se kolegët e tyre maqedonas, njoftojnë aktorë të Teatrit Shqiptar në Shkup.
Edhe kryeministri Zoran Zaev ka uruar punetoret e kultures dhe artistet pas kalimit te ketsaj informate ne qeveri.
“Uroj të punësuarit e kulturës dhe artistëve për këtë meritë, vazhdojmë”, ka shkruar Zaev në facebook.