Prokuroria Themelore e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka përfunduar aksioni “Vardari, ndërsa të dhënat flasin se janë arrestuar 10 persona.
Po ashtu janë sekuestruar para nga valuta të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe 500.000 euro.
“Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua para në vlerë prej rreth 500.000 euro, 25.000 dollarë amerikanë, 500 franga zvicerane, 1.800 sikla izraelite, 500 korona kroate, 10.000 lekë shqiptare, 1.000 korona suedeze dhe 25.000 rubla. Gjithashtu u gjetën rula të nxehta, presa, një makinë CNC për të bërë kallëpe dhe vula që përdoreshin për të bërë para të falsifikuara, kopje të pjesëve të kartëmonedhave, armë, plumba, thasë me lëndë pluhuri me ngjyrë kafe dhe të bardhë, telefona, karta SIM, USB dhe një detektor për kartëmonedha të falsifikuara, hologramë, numërues parash, sende të tjera për falsifikimin e parave dhe laptopë që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të njëjtën kohë, dhjetë persona janë privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Nga PTHP shtojnë se operacioni i sotëm vjen pas një operacioni të mëparshëm në gusht të vitit të kaluar, të kryer nga Prokuroria në Shkup dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, operacion ky që gjithashtu kishte të bëjë me falsifikimin e parave. Sipas njoftimit, operacioni i sotëm u mbështetet plotësisht nga EUROPOL dhe Projekti EUROJUSTICE . Njëkohësisht, në aksionin e sotëm në Republikën e Serbisë, janë kryer kontrolle në disa lokacione në Novi Pazar, Novi Sad, Sombor dhe Suboticë dhe janë ndaluar gjashtë anëtarë të grupit kriminal, si dhe janë sekuestruar 180.000 kartëmonedha euro të falsifikuara.
Data 14.09.2026
Aktuale
- Sot dita e 107 e revoltës! Qytetarët nuk heqin dorë, paralajmërojnë mosbindje civile: Rama jepe dorëheqjen! Në orën 18:30 mblidhemi në shesh
- I vetmi njeri, hiri i të cilit prehet në Hënë: Ajo që ndodhi pas vdekjes së tij hyri në histori
- U kontrabandua letër përmes Shqipërisë që Maqedonia të shtypte paratë e veta
- “Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai; shqiptari me leje nga burgu i Domokos shpallet në kërkim
- BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët në Gjermani, numri arrin rekordin e 124 mijë
- “Me mijëra para Kryeministrisë”/ 107 ditë revoltë! Qytetarët nuk heqin dorë, paralajmërojnë mosbindje civile: Rama jep dorëheqjen! Në orën 18:30 mblidhemi në shesh
- Deputeti i AfD-së: Nuk mund të injorohet fakti se 92% e banorëve të Kosovës janë shqiptarë
- Putin: Tregtia brenda BRICS-it arrin në 1.2 trilion dollar




