Komisioni Shtetëror Zgjedhor me 4 vota për, 4 kundër dhe një abstenim, e refuzoi ankesën e LSDM-së me të cilën kërkohet të ketë anulim të procesit zgjedhor në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës. Ishte Subhi Jakupi, anëtar i BDI-së në KSHZ, ai i cili abstenoi.
“Nuk u gjet procesverbali numër 15 nga ky vendvotim edhe pse anëtarët e komisionit zgjedhor deklaruan se e kanë plotësuar. Ky procesverbal është pjesë e materialeve konfidenciale. Fleta e cila mungon nuk grabitur po qëllimisht me shumë kujdes është grisur”, tha anëtarja e KSHZ-së nga radhët e LSDM-së, Violeta Duma.
Sipas Igor Milev, poashtu anëtar në KSHZ nga radhët e LSDM-së, janë plotësuar të gjitha kushtet që KSHZ-ja ta anulojë votimin në këtë vendvotim numër 2011, sepse u vërtetua që komisioni zgjedhor ka punuar në kundërshtim me kodin zgjedhor.
Ndërsa sipas kryetarit të KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, komisioni zgjedhor ka bërë disa shkelje të procedurës së votimit. Pas disa polemikave në fund u gjet fleta e votimit në kutinë e votimit.