Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në kuadër të vizitës së punës në Federatën Ruse, dje mori pjesë në ceremoninë e mbylljes solemne të Forumit të 8-të Ndërkombëtar Kulturor, i cili u mbajt në Shën Petersburg nga 14 deri më 16 nëntor.
Ministri Ismaili, si pjesë e pjesëmarrjes së tij në Forum, mbajti fjalim në panel-diskutimin “Mediet kombëtare – televizionet në shtetet sllave”, i organizuar nga Forumi i Kulturave Sllave, i cili sivjet e shënon 15-vjetorin e themelimit të tij. Gjithashtu, ministri i Kulturës para mysafirëve të pranishëm referoi në temën “Rrugët kulturore të botës sllave në hartën e Evropës”.
Paraprakisht, Ismaili realizoi edhe një takim pune me kolegun e tij, ministrin e Kulturës të Federatës Ruse, Vlladimir Medinski, ku u bisedua mbi bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, por edhe mbi aktivitetet e ardhshme nëpërmjet të cilave do të thellohet miqësia ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse.
Forumi Kulturor i Shën Petersburgut është një eveniment kulturor global ku marrin pjesë mijëra ekspertë nga të gjitha fushat e kulturës në mbarë botën, të cilët sivjet diskutuan në temën “Kodet kulturore në botën e globalizimit”.
Organizatorë të evenimentit ishin Qeveria e Federatës Ruse, Ministria e Kulturës e Federatës Ruse dhe Qeveria e Shën Petersburgut.
Data 28.09.2026
Aktuale
- PDK reagon ashpër ndaj RTK-së: Raportimi për uljen e dënimeve është i pavërtetë
- Dorëheqja e papritur e Aleksandar Vuçiqit: Çfarë do të ndodhë me Serbinë?
- Shtypi i ditës, 28 shtator 2026
- LAMM: Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare në anën e Maqedonisë
- Dy raste të dhunës në familje në Prishtinë
- Ora dimërore, ja kur do t’i kthejmë akrepat një orë prapa këtë vit
- Albin Kurti: Një javë e ngarkuar në Nju Jork, tema të rëndësishme për Kosovën
- Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore



