Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar sot në afërsi të stadiumit në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton se bëhet fjalë për një banesë të braktisur.
Siç shihet edhe nga pamjet, zjarri ka përmasa të mëdha, ndërsa zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, Mehmeti raporton se nga flakët, por rrezikohen edhe banesa të tjera që ndodhen aty pranë. Nuk dihet se si ka rënë zjarri.



