Një apartament në një pallat në Kamëz është përfshirë nga flakët pak minuta më parë. Mësohet se shkak është bërë bombola e gazit, që familja përdorte për gatim.
Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar si dhe rrethanat e ngjarjes në fjalë.
Sakaq, zjarrfikësja po shkon drejt vendit të ngjarjes.



