Përfshihet nga flakët një banesë në një pallat në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Isa Boletini” mbrëmjen e sotme, teksa menjëherë kanë shkuar në vend forcat zjarrfikëse dhe policia.
Kanë qenë banorët e pallatit që kanë parë zjarrin që kishte përfshirë apartamentin në katin e pestë. Pas hyrjes së zjarrfikësve dhe policisë është mësuar se nuk ka familjarë në banesë dhe dyshohet se e kanë harruar sobën ndezur, çka ka sjellë dhe zjarrin.
Zjarrfikësit kanë izoluar zjarrin dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.
Informacione paraprake
Me datë 18.11.2021, ora 21:15, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, në një banesë në katin e 6-të të një pallati ka rënë zjarr ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



