Një qark i shkurtër elektrik ka shkaktuar panik në rradhët e personelit mjekësor në laboratorin e analizave në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh.
Burime zyrtare bënë me dije se një vatër zjarri u shfaq në një nga laboratorët e këtij institucioni por fatmirësisht pa pasoja në njerëz .
Menjëherë në vendngjarje mbërritën automjetet e shërbimit zjarrfikëses të cilat izoluan dhe flakët e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që dyshohet se ka ardhur nga mbingarkesa në rrjetin elektrik.