27 August 2018 / 16:24
Në procedurë parlamentare kanë hyrë propozim ndryshimet e Ligjit për policinë financiare. Përmes ndryshimeve parashikohet mekanizëm i pavarur kontrollues për punën e personave me kompetenca policore. Kjo është në pajtim me ndryshimet e reja ligjore të Ligjit për prokurori publike përmes të cilit është paraparë që të formohet një sektor i ri për hetimin dhe ndjekjen e veprave penale në kuadër të PSP-së.
Ky sektor do te hetoj veprat e kryera nga personat me kompetenca policore. Ky përcaktim ka për qëllim të siguroj objektivitet dhe paanshmëri gjatë rasteve kur ekziston dyshimi se janë kryer vepra penale nga ana e personave me kompetenca policore.


