Një delegacion i Lidhjes së organizatave jo qeveritare turke në Maqedoninë e Veriut (MATUSITEB), në përbërje të kryetarit Husrev Emin, ish kryetarit Tahsin Ibrahim dhe drejtorit ekzekutiv, Mehmed Arif, kanë realizuar një takim me liderin e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, transmeton Almakos.
“ Në takimin e realizuar në selinë e VMRO-DPMNE-së janë shkëmbyer ide për Regjistrimin e popullsisë që u realizua vitin e kaluar dhe rezultatet e të cilës pritet të publikohen në fund të muajit mars”, informuan nga MATUSITEB.
Nga Lidhja e organizatave jo qeveritare turke në Maqedoninë e Veriut thuan se në takim janë përmendur pritjet dhe ndjeshmëria e bashkësisë etnike turke në Maqedoninë e Veriut në lidhje me rezultatet e regjistrimit.
“Për regjistrimin janë kërkuar takime me presidentin, kryeministrin, kryetarin e Parlamentit, përfaqësues të institucioneve tjera relevante dhe liderë të partive politike, ndërsa diskutimet në këtë temë do të vazhdojnë në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e MATUSITEB./Almakos/



