Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit, që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë, që nuk ndryshon rrugë, që nuk rrezikon, që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve, që nuk i flet atij që nuk e njeh. Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën, që është i pakënaqur nga puna, që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr, që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura. Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton, që nuk lexon, që nuk dëgjon muzikë, që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij. Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij, që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë, që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq, që ankohet për shiun që nuk pushon. Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë, që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe që nuk përgjigjet për gjërat që di. E shmangim vdekjen me doza të vogla, duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë kërkon një përpjekje shumë më të madhe se thjeshtë fakti që marrim frymë. Vetëm durimi i paepur do të na bëjë të arrijmë lumturinë më të madhe.
Data 10.09.2026
Aktuale
- Orçe Gjorgjievski: Vendkalimi i paligjshëm në Bit-Pazar do të zgjidhet me semafor
- BDI: Kasami harron flamurin shqiptar, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës
- Filipçe: Ne jemi të përgatitur për zgjedhje kurdo që të jenë
- Me pistoletë në dorë, grabiti një bastore në Gjorçe Petrov të Shkupit
- 58 të prekur nga ethet e Nilit Perëndimor, tetë kanë vdekur – në shifra dominojnë meshkujt
- Shasivari: Standardet Evropiane patjetër të zbatohen në mënyrë konsekuente në çdo vendim për paraburgim
- BDI: Kasami harron flamurin shqiptar, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës
- Tronditje në Shkup: Denoncim për dhunë ndaj gruas dhe ngacmim të vajzës së mitur


