Kryetari i Dibrës thotë se për sanimin e rrugëve të Dibrës, ndihmojnë mërgimtarët
“Dibranët që jetojnë dhe punojnë në SHBA: Baudin Çanka, Refik Kosovrasti, Dritan Fida dhe Arijan Marku, investuan për rindërtimin e rrugës më të vjetër në Dibër, e cila fillon nga Kryeja e Hanit, kah Xhamia e Hynqarit dhe përfundon mbi Xhaminë e Teqesë, ku gjendet edhe funerali i qytetit.
Kjo rrugë përfshin 2000 m2 dhe u shtrua me asfalt. Investimi i bujarëve dibranë u realizua, kurse punimet përfunduan vetëm brenda një jave. Investitorëve u dëshirojmë shëndet dhe çdo të mirë në jetë, kurse qytetarëve u urojmë që me kënaqësi të kalojnë në këtë rrugë dhe ta gëzojnë atë.”, thotë Lata./Almakos

