Përr muaj me radhë nuk arritën të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend pasi opozita kishte bojkotuar votimin e tyre për siç deklaronin situatës politike në vend dhe mungesë së konsensusit për çështje të brendshme.
Edhe sot në seancën e Kuvendit të Kosovës janë në rend dite një sërë marrëveshje ndërkombëtare, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës një ditë më parë konfirmoi për Telegrafin se kjo parti ka vendosur të votojë pro.
Breshri zbardh rrugët e TiranësDel në ankand për një shumë stratosferike kontrata e parë e Messit te BarcelonaEvropa është praktikisht e pambrojtur – BE po kërkon zgjidhje dhe ky është plani …Juventusi vazhdon ta paguajë Paul Pogban, por paga e tij është skandaloze për dallim me…Ukrainasja zbulon një mashtrimi të madh: Gjeti “klonet” në internet, mbeti e habitur me…
Nga kjo parti në një përgjigje për Telegrafin kanë thënë se këtë do ta bëjnë pasi marrëveshjet janë në shërbim të së mirës publike.
“Deputetët e Aleancës duke pasur parasysh që ato marrëveshje ndërkombëtare janë në shërbim të së mirës publike, do t’i japin mbështetje për shkak që është bërë një kohë e gjatë që janë bllokuar”, kanë thënë nga AAK-ja.
Tutje thuhet se “qëndrimi ynë politik për të mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në të kaluarën ka qenë për t’i treguar pozitës se sa e rëndësishme është opozita”.
“Dhe sa i rëndësishëm është debati parlamentar e ndërtimi i konsensusit për çështje të brendshme dhe jo për të dëmtuar të mirën publike”.
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Betimi i Komisioneres Parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Remzie Zeqiraj,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-270 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-277 për sport,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore,
Votimi për themelimin e Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Organit Shqyrtues të Prokurimit,
Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
Zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile,
Zgjedhja e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre tre nga radhët e komunitetit shqiptarë dhe një nga radhët e komunitetit serb,
Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2022,
Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2022. /Telegrafi/



