Husein Reka
2006 në Londer po studjoja politika shëndetësore ndërkombëtare dhe ndermjet temave te shumta shtjellonim edhe korupsionin ne shendetesi.
Me befasoj shumë që rasti i vitit 1996 me qarkullimin e antibiotikeve me afat të skaduar ishte bere ‘textbook’ shembull i korupcionit ne shendetesi. Nje rast unik edhe për literaturen Nderkombetare!
Ne vend qe ky rast te behet shkaktar për reforma dhe ndryshime, avazi i vjeter i perdhosjes se shendetesise vazhdoj me nje tempo me te forte, posaçerisht ne kohen kur ky dikaster udhehiqej nga LSDM dhe VMRO. Ajo çka ndegjojm keto dite nuk me befason as pak dhe eshte vetem maja e akullnajes. Kutija e pandores u hap shumë me heret për shendetesine ne Maqedoni.
Nje gje e mirë nga gjithe kjo qe ndodhe keto dite eshte se kemi nje Minister qe nuk eshte as nga VMRO e as nga LSDM dhe do jete objektiv dhe pa hipoteka ose ndikim. Deklarata e tij e djeshme ishte shume e qarte dhe e forte.
Ministri Bekim Sali duhet ta kete permbajtjen e plote ne zbardhjen e ketij rasti.