Në pajtim me programin vjetor për ndërtim, rikonstruim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve lokale, komuna e Dibrës këtë vit planifikon të shpenzojë 51,6 milionë denarë për përmirësim të infrastrukturës rrugore.
Kjo është për mbi 20 milionë denarë më shumë krahasuar me mjetet e shpenzuara vitin e kaluar.
“Pjesa më e madhe e mjeteve apo 28,7 milionë janë donacion-Banka botërore, 8,4 milionë donacione të tjera, 6,5 nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale-Byroja për zhvillim rajonal, pesë milionë planifikohen të sigurohen nga participimi i komunave dhe popullatës lokale dhe tre milionë nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore”, qëndron në program.
Pjesa më e madhe e mjeteve të planifikuara, përkatësisht 33,6 milionë do të jenë për ndërtim dhe rikonstruim të rrugëve në qytet.
Me programin, për mirëmbajtje të rrugëve lokale dhe rrugëve në qytet dhe në fshatra, janë planifikuar 1,5 milionë denarë, për riparim të rrugëve 2,5 milionë denarë, 500 mijë për vendosje të sinjalizimit vertikal dhe horizontal, si dhe një milion denarë për përgatitje të projekteve dhe studimeve./koha.mk/