Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Çairit sot nga ora 10 deri në ora 16 janë shqiptuar gjithsej 144 masa prej të cilave 41 janë për tejkalim shpejtësie”, thonë nga MPB.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 28 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, 13 gjoba për përdorim të telefonit, 5 me patentë të skaduar shoferi.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Almakos