Sot, në ambientin e Universitetit Amerikan Kolegj u bë promovimi i Programit Biznes Administratë dhe Ekonomi, program për diplomë të dyfishtë në Universitet Top Vergeta në Romë dhe Universitetin Amerikan Kolegj, në Shkup.
“ Universiteti Top Vergeta rënditet në një nga Universitet më të mira, ku studentët të cilët do të vazhdojnë studimet në Romë ose studentët Italian në Shkup do të konsiderohen ambasadorë të kulturës së shtëpisë së tyre”, tha rektori Marjan Bojaxhiev, njohton Almakos.
Ndërsa nga Ministria e arsimit, Deskovska tha se ministria, por edhe ajo personalisht dëshiron për një sistem arsimor më të avancuar dhe me përmasa evropiane.
“Qëllimi im primar është të bëj përmirësimin e kualitetit në sistemin arsimor, duke përfshirë edhe sistemin arsimor të lartë. Theksoj se arsimi i lartë mund të na çojë dhe të zmadhojë kualitetin vetëm përmes hapjes së dyerve të botës, hapjes së Universiteteve kualitative, përmes bashkëpunimit, punë e cila do të thotë transferim i njohurive, mësim nga të tjerët dhe dhënie e përvojës tonë”, tha Deskoska.
Ajo shtoi se Ministria e arsimit do të promovojë e stimulojë dhe do të ndihmojë ata që synojnë në universitetet eminente.
D.K
Almakos.com

