Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar kallëzim penal kundër A.H.(32) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”.
“R.H.(42) nga fshati Dobrosh, me punë të përkohshme jashtë Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet rrjeteve sociale është marrë vesh me të denoncuarin, pronar i një kompanie, që për 1600 euro t’ia punojë dhe montojë kangjellat e qelqit për shkallët e shtëpisë, pas çfarë vëllai i R.H. i ka dhënë avans A.H.. Deri më 30.06.2021, i denoncuari nuk është paraqitur në telefon, nuk e ka kryer punën, as nuk ia ka kthyer paratë të cilat ia kanë dhënë si avans”, thuhet në njoftim.