Për dhjetë ditë, nga 18 deri më 29 qershor, në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 800 tërmete, të cilat kryesisht janë me fuqi të dobët, mes 1 dhe 2 shkallë sipas Rihterit, kanë bërë të ditur nga Observatoriumi sizmologjik pranë fakultetit matematiko-natyror në Shkup.
Me intensitet prej 2 dhe 3 shkallë janë regjistruar 31 tërmete ndërsa me magnitudë mbi 3 për qind janë regjistruar 4 tërmete. Më I fuqishmi është regjistruar më 20 qershor në orën 15:10 minuta.
Ai ka qenë me magnitudë prej 3.6 shkallë.
Nga mëngjesi deri tani janë regjistruar 10 dridhje.

