Pensionet në muajin mars do të rriten për 8.4%, kanë njoftuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
“Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurim pensional dhe invalidor parasheh një mënyrë të re të harmonizimit së pensioneve, ku për llogaritjen e harmonizimit së pensioneve merren parasysh rritja e kostos së jetesës dhe rritja e pagës mesatare. Kjo metodë e harmonizimit të pensioneve mundëson një rritje reale të pensioneve në raport me pagat, pra me rritjen e pagës mesatare, do të vazhdojnë të rriten edhe pensionet. Korrigjimet e pensioneve bëhen sipas lëvizjes së indeksit të kostos së jetesës në vlerë prej 50% dhe rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit në Maqedoni në vlerë prej 50%”, thonë nga MPPS.
Nga atje njoftojnë se harmonizimi i pensioneve të shtatorit që u paguan me modelin e kombinuar 50% rritje të pagës mesatare dhe 50% rritje të kostos së jetesës, pra përshtatja ishte në masën 6.8% (rritja në paga 6.6% dhe rritja e kostos së jetesës 6.9%) me të cilën pensioni mesatar u rrit nga 16.348 denarë në 17.666 denarë.
Harmonizimi i pensioneve të muajt mars sipas metodologjisë do të rritet për 8.4% (rritja e pagave 6.1% dhe rritja e shpenzimeve për jetesë 10.6%), me çka pensioni mesatar do të rritet nga 17.666 në 19.150 denarë”, thuhet në njoftimin e MPPS.
Data 19.09.2026
Aktuale
- Pesë zakonet që onkologu rekomandon të shmangni për një jetë më të shëndetshme
- Artificial: Një dramë e errët mbi rikthimin e Sam Altmanit në OpenAI
- Deklaratë e fortë nga Christopher Hill për Specialen: “Shumë i zhgënjyer me vendimin e marrë”
- Turqia dënon sulmin terrorist pranë një xhamie në veriperëndim të Pakistanit
- Goditja më e rëndë: Ramë Buja flet për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së
- Mbrojtja juridike për spiunët: Një iluzion i rrezikshëm
- Takim Ahmeti – Taravari, çka u bisedua?
- “Orët e Tiranës dhe tik-taku i gjashtë muajve”- Analiza e Lufti Dervishit: Cila orë do t’i imponojë ritmin politikës? Çfarë ndodh nëse SPAK prodhon një goditje të madhe?



