Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura Stevo Pendarovski, urdhëroi ushtrinë të angazhojë një pjesë të forcave dhe burimeve të saj si forca të paarmatosura për kryerjen e detyrave për të mbështetur institucionet shtetërore në luftimin e pandemisë Kovid-19, njoftuan nga nga kabineti i presidentit.
“Me këtë urdhër, i cili hyn në fuqi menjëherë, një pjesë e resurseve dhe fondeve të Ushtrisë do të angazhohen si forca të paarmatosura për të kryer detyra për të mbështetur institucionet shtetërore në trajtimin e pasojave të pandemisë Covid-19″, thuhet në njoftim.
Sipas urdhrit të Presidentit Pendarovski, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të angazhojë forca dhe mjete mjekësore për mbështetje e punës së institucioneve shëndetësore dhe qendrave të Ministrisë së Shëndetësisë, transportin e mjeteve dhe pajisjeve mbrojtëse dhe mjekësore.
“Ushtria gjithashtu do të ndihmojë në sigurimin e hapësirës së magazinës për ruajtjen e pajisjeve mbrojtëse dhe mjekësore, vendosjen e shatorëve dhe lloje të tjera të tjera të kapaciteteve akomoduese të destinuara për trajtimin e njerëzve të sëmurë, si dhe për dezinfektimin e hapësirave e dhe sipërfaqeve”, qëndron në kumtesën e kabinetit të presidentit Pendarovski.