Presidenti vendit, Stevo Pendarovski, ka komentuar sot sërish rastin “zhvatja”, raporton tv SHENJA. Ai deklaroi se, ky është rast i shkëlqyeshëm dhe sipas atij shembulli të tregojmë se politika duhet të distancohet nga ekonomia. Ky është rasti më radikal i zhvatjes, ka vazhduar ai, megjithatë sipas tij, ka edhe raste të tjera të presionit apo prezencës së politikës apo politikanëve në biznes dhe nuk duhet të ketë. Ndërhyrjen e politikës nëpër biznese dhe ekonomi, presidenti e vlerëson si të dëmshëm për shtetin.
“Sa më pak politikë në biznes, aq më mirë për biznesin dhe më mirë për të gjithë ne si shtet. Gjithkund ku ka ndërhyrje të politikës në biznes, ekonomia vuan. Politikanët krijojnë ambient për biznesin, nuk marrin pjesë në biznes, në asnjë mënyrë, as përmes ndërmjetësuesve, as në mënyrë direkte apo indirekte. Poltikanët duart jashtë nga bizneset dhe ekonomia. Ajo nuk është punë e tyre. Nëse dëshiron të merresh me ekonomi, do të largohesh nga politika, do të formosh kompani dhe do të merresh me të”
Pendrovski po ashtu, ka porositur që të ulet retorika partiake dhe intra partiake, pasi ka ardhur koha që të flitet për çështje më konkrete rreth asaj se si të përmirësohet cilësia e jetës në vend.
“Nuk ka bukë nga ajo, le të jetë ajo, megjithatë të flasim edhe për çështje që sipas meje janë prioritete thelbësore. Janë të rëndësishme për përparimin e shtetit sepse, njëherë me të vërtetë duhet të dalin nga tuneli i gjatë, i mundimshëm i tranzicionit. Kemi mbetur pak njerëz në shtet dhe këto që kemi mbet të dakordohemi rreth disa çështjeve strategjike. Mendoj se njëri ndër rolet e mia duhet të jetë edhe ajo që të tentoj të komunikoj me të gjitha palët politike dhe etnike dhe të kontribuoj aq sa mundem që të zvogëlohet hendeku, aty ku nuk duhet të ketë hendek”.
Presidenti Pendavski ka vizituar sot Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ku është mbajtur një takim me kryetarin e kësaj ode, Nebi Hoxha dhe përfaqësues të tjerë të biznesit.


